US OPEN 2021
Medvedev fantastik në finale, mposht Djokovicin
13 September, 2021 @0:45
Me kërcim të salmonit në terren, Daniil Medvedev ka ekzekutuar lehtësimin pas triumfit më të madh të karrierës së tij.
Performancë briliante për Grand Slamin e parë të tij.
Tenisti rus, Daniil Medvedev, ka fituar Grand Slam turneun e parë të tij në karrierë duke e mposhtur tenistin më së larti të ranguar në botë, serbin Novak Djokovic.
Medvedev është treguar briliant në finalen e US Open sonte, duke e kaluar “rafall” Djokovicin me 3-0 në sete, duke e fituar me 6-4, 6-4 dhe 6-4.
Daniil Medvedev will serve for the #USOpen
— US Open Tennis (@usopen) September 12, 2021
Again. pic.twitter.com/xYE17AdcLI
Serbi Djokovic ishte duke kërkuar rekordin e titullit të 21-të në Grand Slame të meshkujve në tenis. Por, 34-vjeçari u ndalë dhe qetësisht ndërroi disa fjalë në fund me Medvedevin para se të largohet nga fusha pas disfatës 3-0.
Në anën tjetër, rusi 25-vjeçar ka luajtur tejet mençur dhe me siguri, duke i nxjerrë gabimet e rivalit të tij në pah me serva të forta dhe fitore precize të pikëve.
A simply stunning performance from @DaniilMedwed pic.twitter.com/0sF1r2CiNg
— US Open Tennis (@usopen) September 12, 2021
“Para së gjithash, kërkoj falje nga ju fansat e Novakut. Të gjithë e dinim se çka kërkonte ai sot. Por, më duhet të them se arritjet e tij deri tash në karrierë janë, këtë nuk e kam thënë asnjëherë më parë, ju jeni tenisti më i mirë në histori,” ka thënë Medvedev pas triumfit.