Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

US OPEN 2021

Emma Raducanu i sjell Britanisë triumf pas 44 vitesh

Emma Raducanu i sjell Britanisë triumf pas 44 vitesh


12 September, 2021 @0:58

Britanikja 18-vjeçare, Emma Raducanu, është fituese e US Open në kategori të femrave, pasi që mposhti Leylah Fernandezin në finale, 2-0 me sete.

Ecuria e saj e pabesueshme përfundoi sonte, duke e mposhtur kanadezen 6-4 dhe 6-3 në finale. Finale kjo, tejet cilësore për tu parë.

Në fund, Raducanu pa veten në fushëlojë të rrëzuar, duke mos besuar në atë çka po ndodhte.

Ajo u bë britanikja e parë që prej Virginia Wade, të ketë fituar një Grand Slam. Wade kishte fituar Wimbledonin në 1977.

Raducanu do të merr shpërblimin 2.5 milionë dollarësh dhe do të ngritet në pozitën 23 në renditjen e përgjithshme, kurse do të jetë e para në listë të tenisereve britanike.

Raducanu

Ajo arriti që nga kualifikimet të futet në garë, në raundin e parë dhe prej aty gjithçka shkoi si në ëndërr, duke treguar siguri në momente të mëdha, qetësi dhe poentim të saktë. Përgjatë gjithë rrugëtimit të saj, ajo nuk e humbi asnjë set!

 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis