Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Erza Muminoviq, e bronztë në Luksemburg

Erza Muminoviq, e bronztë në Luksemburg


9 September, 2021 @18:36

Një tjetër sukses për xhudon kosovare!

Në Kampionatin Evropian për juniorë, që po mbahet në Luksemburg, sot xhudistja Erza Muminoviq ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë.

Erza garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, e në luftë për medaljen e bronztë ajo e mposhti me ippon xhudisten italiane, Federica Silveri.

Gjatë turneut, ajo shënoi katër fitore e një humbje, ndërkohë që medaljen e bronztë arriti ta fitojë përmes repesazhit.

Xhudistja tjetër e Kosovës që garoi sot, Fatjona Kasapi, u mposht në duelin e parë, kategoria deri në 57 kilogramë.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo