Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EHF CUP

Vëllaznimi mposhtet nga Käerjeng

Vëllaznimi mposhtet nga Käerjeng


11 September, 2021 @20:20

Skuadra e Vëllaznimit në debutimin ndërkombëtar në hendboll, është mposhtur sot nga skuadra Käerjeng e Luksemburgut 32-23.

Kuqezinjtë kanë pasur më shumë goditje drejt portës kundërshtare gjatë lojës, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Vëllaznimit, duke shutuar 58 herë drejt portës rivale, por efikasiteti ka munguar.

Në Luksemburg Vëllaznimin nuk e lanë vetë bashkatdhetarët që ishin afër, duke e përkrahur klubin gjatë gjithë ndeshjes.

Dueli i kthimit zhvillohet nesër, derisa Vëllaznimi do të tentojë rikthimin për të kaluar në raundin tjetër.

Ndeshja e kthimit Vëllaznimi-Käerjeng luhet nesër me fillim prej orës 17:00. Përballjet i takojnë garës EHF European Cup.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga