Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EVROPIANI PËR JUNIORË

Erza Muminoviq arrin në çerekfinale

Erza Muminoviq arrin në çerekfinale


9 September, 2021 @14:09

Xhudistja e re e Kosovës, Erza Muminoviq, ka arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Kampionati Evropian për juniorë po mbahet në Luksemburg dhe Muminoviq që garon në kategorinë deri në 52 kilogramë ka mposhtur dy rivale për të siguruar një vend në TOP 8 të garës.

Ajo ka mposhtur Marina Diez Castellon e Spanjës fillimisht, ndërsa më pas Sian Bobrowskan nga Britania e Madhe.

Ndërsa, xhudistja tjetër juniore e Kosovës, Fationa Kasapi që garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, është ndalë në duelin e parë të saj nga Lisa Grabner e Austrisë.

Muminoviq tash do të luftojë me Lilia Nugaeva nga Rusia.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo