KOKSH
Gerti Shima emërohet si Sekretar i KOKSH
9 September, 2021 @13:06
Basketbollisti i njohur i Shqipërisë, Gerti Shima, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Njoftimin e ka bërë të ditur sot faqja zyrtare e KOKSH, derisa Shima tash e tutje do të punojë si numri dy i shtëpisë olimpike të Shqipërisë.
“KE i KOKSH ka miratuar propozimin e kryetarit të KOKSH, Fidel Ylli, për të emëruar Gerti Shima si Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH,” është thënë në njoftimin e lëshuar nga KOKSH.
Kujtojmë, Shima ka qenë njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Shqipërisë në vitet e fundit, derisa ka bërë karrierë në disa skuadra të Kosovës në proces, natyrisht dhe në reprezentacionin e Shqipërisë.