NGA FEDERATA
Garat evropiane, shtyejnë startin e Superligës!
Teksti: FHK
30 August, 2021 @22:26
Është shtyrë fillimi i edicionit 2021/2022 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Edicioni i ri është dashur të filloj më 11 shtator, por Federata e Hendbollit e Kosovës ka vendosur që ndeshjet e xhiros së parë të luhen më 22 e 23 shtator.
Ky vendim u mor për shkak të pjesësmarrjes së skuadrave në garat evropiane. Plot tri skuadra të Superligës kanë ndeshje evropiane më 11/12 dhe 18/19 shtator. Kjo nënkupton se shumë ndeshje do të shtyheshin, ndërsa u vendos që kampionati të nis pak më vonë, menjëherë pas ndeshjeve të xhiros së parë të Kupës Evropiane. Fillimi i kampionatit është shtyrë edhe për shkak të situatës së rënduar me COVID-19, përkatësisht për kryerjen e kontrollimeve mjekësore dhe vaksinimin. FHK-ja njëherit apelon te klubet që të vaksinojnë lojtarët dhe të gjithë stafin, në luftë ndaj pandemisë.
Ndërkohë Superliga e vajzave do të filloj më 18 shtator.