GJYLE
Muhamet Ramadani i gjashti në Botërorin U20
19 August, 2021 @18:39
Hedhësi i gjyles, Muhamet Ramadani, i cili për disa ditë është në Keni, ku po garon në Kampionatin Botëror U20 ka përfunduar garimin në pozitë të gjashtë në botë.
Mitrovicasi 19-vjeçar pas gjashtë tentimeve të bëra, arriti rezultatin më të mirë prej 18.97 metra.
Medaljen e artë në Botërorin U20 e fitoi kubanezi Juan Vasquez Gomez që hodhi gjylen 19.73 metra.
Kujtojmë, Ramadani kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U20 që u mbajt në korrik të këtij viti në Tallin të Estonisë.