Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ITALIAN GP

Hamilton e Verstappen jashtë, Ricciardo triumfon në Itali

Hamilton e Verstappen jashtë, Ricciardo triumfon në Itali


12 September, 2021 @16:18

Një garë mjaft interesante e Formula 1 u zhvillua sot në Monza të Italisë!

Në fund garën e fitoi Daniel Ricciardo, që pas vetes la garuesit Lando Norris dhe Valtteri Bottas, që përfunduan në vendet 2 dhe 3.

Kah mesi i garës, Lewis Hamilton dhe Max Verstappen patën një aksident mes vete, me ç‘rast të dy u larguan nga gara, për t’u larguar kështu nga Italia pa pikë të mbledhura.

Kjo është hera e parë që Daniel Ricciardo e fiton një garë që nga viti 2018, kur e fitonte garën e Monacos. Gjithashtu, kjo është hera e parë që McLaren i merr dy vendet e para që nga gara e Kanadasë në vitin 2010.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera