Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I BESOJNË PËR TITULL KAMPIONI!

3 vite shtesë me Artetën

3 vite shtesë me Artetën


12 September, 2024 @11:40

Arsenal ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin spanjoll të ekipit, Mikel Arteta. Njoftimin e ka bërë të ditur BBC Sport sot, ndërsa Arteta është pajtuar që të vazhdojë kontratën edhe për tre vitet e ardhshme me “topçintjë”.

Arteta 42 vjeç do të jetë i lidhur me ekipin verilondinez deri më qershor të vitit 2027. Konfirmimi i marrëveshjes së re pritet të ndodhë para ndeshjes me Tottenhamin këtë fundjavë.

Në stinorin e kaluar Arsenal përfundoi sezonin pas kampionit Manchester City me pak dallim pikësh, ndërsa në klub besojnë se ai do të mund t’ia sjellë ekipit titullin e parë të kampionit që prej stinorit 2003/24.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League