BARAZIM NË "EMIRATES"
Rice përjashtohet, Arsenal ndalet në shtëpi nga Brightoni
31 August, 2024 @15:38
Me vendime kontraverse të referit, Declan Rice ka marrë dy kartonë të verdhë ndërsa Arsenali prej minutës së 49-të të ndeshjes ka luajtur me 10 lojtarë, për të mos arritur të ruajë epërsinë e fituar me Kai Havertzin (38’) dhe goli i Joao Pedros (58’) siguroi barazimin e madh për Brightonin për përfundimtaren në “Emirates” 1-1!
Havertz gjatë pjesës së dytë pati edhe një rast shumë të mirë, kur u gjend vetëm para portierit Verbruggen, por s’arriti të shënojë. Topin e dëbuar nga portieri, Saka nuk arriti ta godas mirë - dhe me këtë Arsenal lëshoi për herë të parë pikë këtë stinor, pas dy fitoreve radhazi në dy xhirot e para të stinorit në Premier Ligë.
Brighton, ka pikë të njëjta sikurse Arsenal dhe mbetet i pamposhtur me 7 pikë të fituara nga 3 xhirot e para të stinorit nën drejtimin e trajnerit të ri të tyre, Fabian Hurzler.
Sa i përket largimit të Rice, kjo ka qenë hera e parë që ai merr karton të kuq në karrierë, ndërsa ka pasur reagime të mëdha për referin Chris Kavanagh, që ia dha të verdhën e dytë, për largim të topit pas faulit! Në fund, Arsenal 1-1 Brighton dhe të dyja skuadrat me 7 pikë pas 3 xhirove të para të stinorit.