Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAEKWONDO

Jon Gashi i artë në Stamboll

Jon Gashi i artë në Stamboll


Tekst: KOK

20 September, 2021 @22:11

Taekwondisti Jon Gashi ka fituar medaljen e artë në Kupën e 6-të Presidenciale të Evropës për të Rinj, të mbajtur dje dhe sot në Stamboll të Turqisë.

Gashi fitoi katër luftëra në kategorinë e kadetëve +65 kilogramë.

Paraqitje mbresëlënëse pati edhe Denis Bllaca, i cili fitoi tri luftëra për junior, kategoria -59 kg, për t’u ndalur në çerekfinale. Denisi fitoi kuotën për pjesëmarrje në Evropianin U21, kategoria Olimpike për të Rinj.

Pjesëmarrës ishte edhe Elion Agushi, që u ndalë në luftën e parë, grupmosha junior, kategoria -55 kg.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera