Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA 1, EHF EURO: SPANJA - DANIMARKA

Spanja historike, në finalen e katërt radhazi

Spanja historike, në finalen e katërt radhazi


28 January, 2022 @19:59

Spanja është finalistja e parë e evropianit në hendboll, që po zhvillohet këtë janar në Hungari e Sllovaki.

Toreadorët kanë arritur që të shkrijnë dalëngadalë gjatë ndeshjes epërsinë e Danimarkës për të dalë në avantazh në pjesë të dytë dhe prej asaj kohe vetëm se kanë shtuar epërsinë për t’i lënë danezët pa finale.

Pas pjesës së parë të mbyllur 13-14 në të mirë të Danimarkës, në pjesë të dytë Spanja ka pasur jashtëzakonisht përqindjen e mirë të mbrojtjeve nga portierët e saj Perez de Vargas dhe Corrales Rodal për të fituar ndeshjen 29-25 dhe për të arritur finalen e EUROs.

Sa i përket lojës, më efikasi ka qenë Abello Gomez me 11 gola, ndërsa 7 gola ka shënuar Reixach Canellas në fitoren e ekipit.

Te danezët tetë golat e Mikkel Hansenit nuk mjaftuan për të arritur finalen e EUROs. Të tjerët nuk u treguan shumë të saktë para portës spanjolle, derisa Magnus Landin shënoi 4.

Kjo është finalja e katërt radhazi që po e arrin Spanja në EURO të hendbollit, një arritje që nuk ka ndodhur më parë nga asnjë kombëtare.

Gjithashtu Spanja, që është edhe kampione aktuale e EUROs, do të ketë mundësinë që të fitojë për të tretën herë radhazi kampionatin evropian, gjë të cilën e ka bërë vetëm Suedia në histori.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga