Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TITULLI TE BESA

Të pakonkurrencë, titulli i tetë rresht për Besa Famgas

Foto: FHK

Të pakonkurrencë, titulli i tetë rresht për Besa Famgas


Teksti: FHK

13 May, 2021 @0:39

Besa Famgas e Pejës ka vazhduar dominimin e plotë në hendbollin e Kosovës ndërsa të mërkurën mbrëma fitoi titullin e kampionit edhe për stinorin 2020/21.

Skuadra pejane i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij kampionati, duke përfshirë ato të plejofit. Në finale të plejofit, Besa Famgas ishte më e mirë se Prishtina. Derisa ndeshja e parë, e luajtur të shtunën në Pejë, ishte me rivalitet, të mërkurën në kryeqytet, pejanët kanë dominuar plotësisht. Në fund kanë fituar me rezultat të thellë, 39:32.

Për Besën është titulli i tetë rresht i kampionit. Prej pavarësimit të hendbollit kosovar, Besa ka fituar plot 17 tituj të kampionit. Periudhë të dominimit kishte edhe nga viti 2002 e deri në vitin 2007,  por dominimi aktual po zgjat më shumë.
Në ndeshjen e dytë finale të plejofit, Besa Famgas nisi shkëputjen në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë nuk kishte rivalitet fare. Dhe epërsia e ekipit pejan shkoi duke u rritur, për të qenë në fund shtatë gola (39:32).

Më efikasi te Besa ishte Nikolla Prce me 9 gola dhe Yll Muqolli me 5. Nga 4 gola i shënuan Egzon Gjuka, Charalampos Mallios dhe Yll Visoka. Por ishte mbrojtja e fortë e Besës që e bëri dallimin.
Te Prishtina për efikasitet u shquan alot. Agon Bajqinovci shënoi 9 gola kurse Lulzim Shabani 7. 

Kupën e kampionit, kapitenit të Besa Famgas, Nikolla Prce, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.



KAMPIONËT:

Kampionët e Kosovës prej pavarësimit të sportit e deri më sot:

2020/21 Besa Famgas
2019/20 Besa Famgas
2018/19 Besa Famgas
2017/18 Besa Famgas
2016/17 Besa Famiglia
2015/16 Besa Famiglia
2014/15 Besa Famiglia
2013/14 Besa Famiglia
2012/13 Prishtina
2011/12 Besa Famiglia
2010/11 Kastrioti
2009/10 Kastrioti
2008/09 Prishtina
2007/08 Prishtina
2006/07 Besa Famiglia
2005/06 Besa Famiglia
2004/05 Besa Famiglia
2003/04 Besa
2002/03 Besa
2001/02 Besa
2000/01 Trepça
1999/00 Kastrioti
1998/99 (Kampionati nuk u zhvillua për shkak të luftës)
1997/98 Drita (kampione vjeshtore - kampionati u ndërpre për shkak të luftës)
1996/97 Besa
1995/96 Besa
1994/95 Prishtina
1993/94 Trepça
1992/93 Kastrioti
1991/92 Kastrioti

 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga