Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MË TË MIRËT E BOTËRORIT "POLONI & SUEDI 2023"

Yjet e Botërorit të 28 në hendboll

Foto: IHF

Yjet e Botërorit të 28 në hendboll


30 January, 2023 @12:16

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka shpallë lojtarët më të mirë të turneut që përfundoi dje me triumfin e Danimarkës. Danimarka fitoi për herë të tretë radhazi titullin e kampionit Botëror, ndërsa MVP i turneut u shpall danezi Mathias Gidsel.

Në ekipin më të mirë të turneut hynë këta lojtarë: Angel Fernandez (ESP) krah i majtë, Simon Pytlick (DEN) mbrojtës i majtë, Nedim Remili (FRA) qendërmbrojtës, Ludovic Fabregas (FRA) linjë, Alex Dujshebaev (ESP) mbrojtës i djathtë, Niclas Ekberg (SWE) krah i djathtë, Andreas Wolff (GER) portier.

Si lojtar më i mirë i ri i Botërorit të mbajtur prej datës 11 deri më 29 janar në “Poloni dhe Suedi 2023” u zgjodh gjermani Juri Knorr, ndërsa golashënues më i mirë danezi Mathias Gidsel, që dha 60 gola në total.


 
Të gjitha lajmet nga