Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Ndeshja hapëse në basketboll, Australia mposhtë Spanjën

Ndeshja hapëse në basketboll, Australia mposhtë Spanjën


27 July, 2024 @12:53

Fitore për Australinë në ndeshjen hapëse të basketbollit në Lojërat Olimpike të Parisit.

Australia sot fitoi 92-80 ndaj Spanjës, në një takim që ishte mjaft interesant deri në fund.

Përfaqësuesja e Australisë ishte në epërsi të lehtë pothuajse gjatë gjithë kohës, duke e fituar kështu me meritë këtë takim, i vlefshëm për Grupin A.

Për t’u përmendur është fakti që australianët sot gjuajtën me saktësi 50% për tri pikë, gjë që ndikoi direkt në epilogun final.

Jock Landale me 20 pikë dhe Patty Mills me 19 ishin më të mirët te Australia sot, e te Spanja u veçua Santi Aldama me 27 pikë.

Në Grupin A bashkë me Australinë e Spanjën ndodhen edhe Kanada e Greqia, që do të përballen mes vete gjithashtu sot.


 
Të gjitha lajmet nga International