Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Edon Maxhuni transferohet në Sig Strasbourg

Foto: SIG Strasbourg

Edon Maxhuni transferohet në Sig Strasbourg


18 July, 2024 @11:51

Edon Maxhuni ka ndryshuar skuadër brenda elitës së basketbollit francez.

Basketbollisti Maxhuni e kompletoi sot transferin e tij te skuadra Sig Strasbourg, e cila garon në elitën e basketbollit francez.

26-vjeçari në fjalë, i gjatë 188 centimetra, me skuadrën franceze ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare, e te kjo skuadër është transferuar nga skuadra franceze Le Portel, që gjithashtu është në të njëjtën ligë. Me Le Portelin, Maxhuni sezonin e kaluar arriti deri në fazën e Play Off-it.

Para aventurës së tij në Francë, Maxhuni, që është përfaqësues i rregullt i Finlandës në basketboll, ka luajtur edhe në Gjermani, Holandë, Estoni, Spanjë e SHBA.


 
Të gjitha lajmet nga International