Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGOHET LOJTARI PREJ TË CILIT PRITEJ SHUMË!

Bashkimi largon Fergusonin për arsye disciplinore

Fotot: KB Bashkimi/ fb

Bashkimi largon Fergusonin për arsye disciplinore


6 March, 2024 @16:44

Basketbollisti Terrance Ferguson, që u prezantua me shumë bujë nga Bashkimi - nuk është më pjesë e ekipit. Aventura e tij te Bashkimi zgjati vetëm 8 minuta e 26 sekonda lojë! Ai kishte kolapsuar në ndeshjen debutuese të tij për shkak, siç u tha nga klubi “për shkak të helmimit nga ushqimi”. Mirëpo, KB Bashkimi një ditë më vonë njoftoi se lojtari është mirë me shëndet dhe do të jetë i gatshëm për të ndihmuar ekipin.

Terrance Ferguson @ Bashkimi

Befasisht sot, ekipi ka lëshuar një njoftim pak më parë, ku ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me lojtarin me marrëveshje të dyanshme. Dhe atë, për shkaqe disciplinore!

“Klubi ynë njofton se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me lojtarin Terrance Ferguson për arsye disciplinore,” ka bërë të ditur njoftimi i KB Bashkimit.

Ferguson kishte bërë karrierë në NBA për disa vjet. Më pas ai luajti në basketbollin evropian, kurse së fundi ka qenë pjesë e ekipit jugafrikan, para se të vinte në “Sezai Surroi” - ku siç po shihet, nuk i zgjati shumë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga