Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITET SERIA E FITOREVE

Trepça vazhdon serinë, e mbyll stinorin e rregullt 4-0 ndaj Prishtinës

Fotot: FBK

Trepça vazhdon serinë, e mbyll stinorin e rregullt 4-0 ndaj Prishtinës


6 March, 2024 @23:00

Seria e fitoreve të Trepçës me sonte shkon në 16 sosh radhazi në kampionat. Lidere e padiskutueshme në krye të renditjes tabelare dhe pritet që në dy xhirot e ardhshme të vulosë edhe vendin e parë në stinor të rregullt.

Mitrovicasit kanë dalë triumfues sonte në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” në Prishtinë, ndërsa kanë çuar në 16 serinë e fitoreve radhazi. Kjo ka qenë përballja e katërt mes dy skuadrave me rivalitet të madh, dhe me sonte, Trepça e drejtuar nga Adis Beciragic ka shënuar për të katërtën herë fitore kampionale - në të gjitha ndeshjet e ndërsjella.

Darnell Edge

Trepça fitoi duelin me pikët e Kevin Capersit në fund, që fitoi faul-kosh, për të shënuar për përfundimtaren 75-78. 22 sekonda më parë, Muhamedali Janjeva kishte barazuar rezultatin në 75-75 me një treshe.

Para kësaj, një pjesë e tribunës së prishtinasve u zbraz pasi që nisën ofendimet ndaj yllit të mitrovicasve, Drilon Hajrizit, me ç‘rast loja u ndërpre për rreth 20 minuta. 

TABELA AKTUALE

Sa i përket lojës, Prishtina u tregua më e mirë në tre çerekë, mirëpo çereku i dytë i furishëm i Trepçës (10-25) u tregua vendimtar në fitore. Kevin Capers dha 23 pikë dhe bëri 3 asistime në total, ndërsa me 21 pikë, 9 asistime e 4 kërcime lojën e mbylli Darnell Edge.

Te Prishtina përkundër se pesë lojtarë kryen ndeshjen me pikë dyshifrore, nuk mjaftoi për ta fituar së paku njëherë në stinor të rregullt Trepçën. Diamond Stone dha 27 pikë dhe bëri 9 kërcime për Prishtinën, duke qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes sonte, kurse 12 pikë i dha Malcolm Armstead që ishte lojtari që qëndroi më së shumti në parket sonte, 38 minuta e 52 sekonda!

Fitorja bën që liderja Trepça tash të ketë bilanc 21-2, ndërsa Prishtina e treta për momentin ka bilanc 14-9! Në xhiron e radhës Trepça luan derbin ndaj Pejës, ndërsa Prishtina udhëton te Ylli.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga