Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I FUNDIT I KB PEJA

Peja njofton për rastin Divine Myles

Peja njofton për rastin Divine Myles


6 March, 2024 @16:28

KB Peja më në fund ka lëshuar njoftimin për Divine Myles. Edhe pse e zyrtarizuan si përforcim, KG i FBK-së ka mohuar regjistrimin e tij dhe kështu Myles që ka edhe pasaportë të Kosovës nuk do të mund të luajë këtë stinor për Pejën.

Pra, ekipi i Pejës do të mbetet ky aktuali që ka, pa Mylesin - deri në fund të këtij edicioni të garave.

Ndërkaq Peja ka shkruar se FBK ka mohuar përfundimisht regjistrimin e Mylesit, pasi që Federata ka ra në përfundim se lojtari ka probleme me regjistrim.

“NJOFTIM! Federata e Basketbollit të Kosovës ka mohuar përfundimisht regjistrimin e Divine Myles si basketbollit i KB Peja.
Pas shqyrtimit të rastit, FBK ka adresuar te KB Peja se Divine Myles nuk mund të luaj për klubin tonë në sezonin 2023/24 për shkak të atyre që ata i kanë cilësuar si probleme me regjistrim.
Kësisoj, rosteri final i KB Pejës është ky aktuali - dhe përkundër mos lejimit të Divine Myles, ne jemi të kompletuar dhe premtojmë luftën deri në fund për çdo trofe të mbetur.”
- ka zyrtarizuar KB Peja vendimin e FBK-së që u publikua ditë më parë.

KG i FBK-së ka shkruar në arsyetim: KG gjatë verifikimit ka vlerësuar se Divine Myles Miracle nuk mund të regjistrohet dhe të paraqitet për KB Peja në edicionin 2023/24, pasi që i njëjti pas paraqitjes për regjistrim në FBK ka vazhduar të paraqitet në një kampionat tjetër dhe me këtë ka luajtur për një klub tjetër, përtej afatit të caktuar kur ka qenë data e transferimit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga