ISTOGU - YLLI
Pa probleme ndaj Istogut, Ylli fiton me 70 pikë epërsi
7 March, 2024 @18:56
Me plot 70 pikë epërsi e ka fituar ndeshjen e sontme ndaj Istogut skuadra e Yllit.
Suharekasit takimin në fjalë e mbyllën me rezultat 63-133.
Ndeshja nuk kishte histori, me suharekasit që dominuan që nga fillimi. 13-28, 20-38, 13-34 dhe 17-33 u mbyllën çerekët e ndeshjes, duke dëshmuar dominimin total të mysafirëve në këtë takim.
Arian Azemi me 22 pikë, 6 kërcime e 4 asistime ishte më i miri në humbjen e Istogut sot, kurse te Ylli plot gjashtë lojtarë patën pikë dyshifrore. Prej tyre më së shumti pati Alonzo Verge Jr., gjithsej 21, ndërkohë vlen të përmendet edhe paraqitja e Aaron Jones me double-double prej 15 pikëve e 13 kërcimeve.
I vetmi lojtar që nuk pati minutazh te Ylli sonte ishte kapiteni Gëzim Morina, i cili nuk u inkuadrua fare në lojë.
Me bilanc 14-9, Ylli për momentin renditet i treti, kurse Istogu sipas të gjitha gjasave vitin tjetër do të garojë në Ligën e Parë.