Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF I RËNDËSISHËM!

Vëllaznimi fiton Bashkimin për 2-2 të përgjithshme dhe epërsi në duele direkte

Vëllaznimi fiton Bashkimin për 2-2 të përgjithshme dhe epërsi në duele direkte


7 March, 2024 @21:06

Një fitore shumë e rëndësishme për Vëllaznimin ka ardhur sonte. Ekipi gjakovar i drejtuar nga Vladimir Krstic ka mposhtur Bashkimin në “Shani Nushi” 84-78. Me këtë fitore, Vëllaznimi ka barazuar me bilancin 2-2 ndaj Bashkimit dhe ka marrë epërsinë në duele direkte pasi që ka koshdallim më të mirë.

Në rast se dy ekipet kryejnë stinorin e rregullt me bilanc të njëjtë, Vëllaznimi do të ketë përparësi dhe do të renditet më lartë në tabelë.

E sa i përket duelit të sontëm, gjakovarët udhëhoqën qysh prej çerekut të parë dhe nuk shikuan më mbrapa. Jalen Ray me 25 pikë ka qenë më i dalluari, ndërsa lojën më të mirë personale të stinorit e ka treguar Craig Wuwu që ka dhënë 16 pikë dhe ka bërë 3 kërcime. Me 15 pikë lojën e përfundoi Jordan Dallas.

TABELA AKTUALE

Bashkimi në anën tjetër, nuk ka arritur të bëj dallimin në lojë dhe tashmë vë në rrezik edhe playoffin. Altin Morina dha 22 pikë, ndërsa me nga 12 pikë ndeshjen e kryen Will Daniels dhe Eduards Hazners.

Vëllaznimi me sonte, regjistroi fitoren e dhjetë sezonale dhe është afër të vulosë pozitën e pestë për playoff. Kuqezinjtë janë të pestit në renditje dhe kanë bilanc 10-13. Bashkimi është i gjashti me bilanc 8-15.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga