Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LORIANA KUKA

Afër edhe një medalje, Loriana Kuka arrin në gjysmëfinale

Afër edhe një medalje, Loriana Kuka arrin në gjysmëfinale


18 April, 2021 @13:55

Kosova është afër të fitojë edhe medaljen e katërt në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Kjo pasi xhudistja e kategorisë deri në -78 kg, Loriana Kuka, është kualifikuar në gjysmëfinale duke e mposhtur me Ippon austriaken, Bernadette Graf.

Loriana më parë e kishte mposhtur edhe xhudisten Anastasya Turchi të Ukrainës.

Në gjysmëfinale xhudistja jonë do të takohet me holandezen Guusje Steenhuis.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo