Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AKIL GJAKOVA

Akil Gjakova siguron medalje, arrin në finale të Kampionatit Evropian

Akil Gjakova siguron medalje, arrin në finale të Kampionatit Evropian


17 April, 2021 @15:29

Xhudisti ynë, Akil Gjakova, është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian në kategorinë deri në 73 kg.

Gjakova këtë sukses e arriti pasi e mposhti me Ippon kundërshtarin nga Zvicra, Nils Stump.

Akili në finale do të luajë përballë xhudistit nga Izraeli Tohar Butbul.

Kjo është hera e parë që Akili do të stoliset me medalje në një Kampionat Evropian në konkurrencë të seniorëve.


 
Të gjitha lajmet nga Xhudo