BRAZILIANI

Foto: Getty Images
Bayerni do ta rikthejë Costan te Juventusi
19 January, 2021 @11:26
Bayern Munichu nuk është i lumtur me Douglas Costan dhe planifikon që ta rikthejë atë te Juventusi. Bavarezët e morën në huazim ish-lojtarin e tyre nga Zonja e Vjetër deri në fund të sezonit, mirëpo janë të zhgënjyer nga forma e tij.
Sipas asaj që raporton La Gazetta dello Sport, Hansi Flick nuk është i kënaqur me mënyrën se si po stërvitet dhe si po luan lojtari. Kështu, kampioni i Evropës dëshiron që ta rikthejë Costa te Juventusi qysh në këtë afat të janarit.
Binaconerët nuk do e mbajnë lojtarin në skuadër, andaj planifikojnë që ta dërgojnë në një tjetër huazim.
Manchester United dhe Wolverhampton Wanderers janë të interesuar për huazimin e lojtarit, e që Djajtë e Kuq natyrisht se janë favoritë për t’i marrë shërbimet e tij.