Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMBLEDHJE E XHIROS II

Besa e Prishtina, vazhdojnë me fitore

Besa e Prishtina, vazhdojnë me fitore


25 September, 2017 @10:14

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra ferizajase të dielen mbrëma fitoi në Gjilan ndaj Dritës me pesë gola dallim, 30:25. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 14:11 në të mirë të Kastriotit.

Për skuadrën në fjalë, kjo ishte fitorja e parë në edicionin e ri. Në xhiron e parë kishte pësuar nga Besa FamGas në Pejë. Ndërkohë Drita pësoi humbjen e parë, pasi në hapje të edicionit fitoi ndaj Trepçës në Mitrovicë.

PRISHTINA MPOSHT VËLLAZNIMIN NË GJAKOVË

Të dielen u luajt edhe ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës. Në takimin e zhvilluar në Gjakovë, vendasit nuk rezistuan shumë, duke pësuar thellë, 46:27. Prishtina shënoi fitoren e dytë, kurse gjakovarët pësuan për herë të parë.

Dy fitore i ka vetëm edhe kampionia aktuale, Besa FamGas. Pejanët të shtunën fituan thellë ndaj Samadrexhës, 40:14 dhe i prijnë klasifikimit falë goldallimit më të mirë se Prishtina.

Pikët e para të shtunën i fitoi Trepça që e mposhti Llapin me rezultatin 43:20. Ndeshja mes Zhegrës e Vushtrrisë u fitua nga vendasit me rezultatin 26:21. Edhe për Zhegrën ishte fitorja e parë. Pa pikë pas dy xhirove është vetëm Llapi.

LIGA E FEMRAVE

Te femrat janë luajtur dy ndeshjet e mbetura të javës së parë. Shqiponja fitoi ndaj Kastriotit me rezultatin 45:23, ndërsa Vushtrria e mposhti Vëllaznimin me 16 gola dallim, 36:20.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga