Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURNEU I KATEGORIVE TË REJA

Dihen fituesit te tenistet dhe teniserët e rinj në turneun e Prizrenit

Foto: FTK

Dihen fituesit te tenistet dhe teniserët e rinj në turneun e Prizrenit


Tekst: FTK

18 September, 2017 @12:09

Në organizim të klubit të tenisit “Prizreni” u mbajt turneu i tenisit për kategoritë e tenistëve më të rinjë. Të ndarë në tri kategori të ndryshme të moshës Kuq, Portokall dhe Gjelbërt, 36 tenistë të rinjë nga klubet e tenisit nga e gjithë Kosova treguan lojëra shumë të bukura dhe sjellje shembullore sportive, ka shkruar faqja zyrtare e FTK-së.

Në ketegorinë e topit të Kuq për tenistët e moshës 5-8 vjeçare ndër vajza kampione doli Rea Gojani e klubit të tenisit Sporek nga Gjakova që ishte më e mirë se Yaisana Maibam e klubit Prishtina me rezultat 10:1, 10:2.

Tek djelmoshat triufoi tenisti i talentuar i klubit të tenisit Prizreni, Unik Ramadani që me rezultat të ngushtë 8:6, 2:7, 8:6 ishte më i mirë se Diar Ymeri i klubi Rilindja nga Prishtina, pas një loje shumë interesente dhe të fortë.

Në kategorinë e topit të Portokalltë për fëmijët e moshës 8-10 vjeçare kampione ndër vajza u shpall Liza Lika e klubit të tenisit Peja që e mposhti pas një loje të bukur Tiara Berishën e klubit Sporek.

Ndër djelmosha fitues doli Ylli Smakolli i klubit Trepça nga Mitrovica që pas një takimi shumë interesenat ishte më i mirë se Maniyay Maibam i klubit Prishtina me rezultat 8:10, 10:6, 8:6.

Altea Hajrizi e klubit Trepça ndër vajza dhe Filip Vasic nga Graçanica vazhduan të triumfojnë dhe dominojnë në kategorinë e topit të Gjelbërt. Altea ishte më e mirë se Shejda Ruxhi nga Prizreni me rezultat 5:3, 4;2, ndërsa Filipi në finale ishte më i mirë se Semi Kito i klubit Prizreni me rezultat 4:1, 4:2.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis