PAS XHIROS I NË HENDBOLL
Përfundon xhiroja e parë e stinorit të ri
Teksti: FHK
18 September, 2017 @10:32
Prishtina ka fituar bindshëm ndaj Zhegrës, ndërsa Vëllaznimi ndaj Llapit. Me këto dy ndeshje të zhvilluara të dielen është mbyllur java e parë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Prishtina e riorganizuar dhe me pretendime të mëdha për këtë edicion, e mposhti Zhegrën me rezultatin 31:23. Ndërkohë ekipi gjakovar Vëllaznimi fitoi ndaj Llapit në udhëtim me shifrat 39:26.
Të shtunën u luajtën dy ndeshje tjera të javës së parë.
Trepça, që ka nisur vonë përgatitjet dhe që luajti pa gjysmën e lojtarëve, është mposhtur bindshëm në “Minatori” nga Drita me shifrat 28:23.
Derbi vushtrrias në mes Vushtrrisë dhe Samadrexhës u mbyll me rezultatin e barabartë, 28:28.
Java e parë, përkatësisht kampionati, është hapur të premten me ndeshjen mes Besa Famgas dhe Kastriotit. Kampionia Besa nisi furishëm, me fitoren 36:21.
Te femrat janë luajtur dy ndeshje të javës së parë. Të shtunën, Prishtina fitoi ndaj Dritës me shifrat 34:27, ndërsa Istogu fitoi thellë ndaj Samadrexhës, 43:6. Ndeshjet Kastrioti – Shqiponja dhe Vëllaznimi – Vushtrria pritet të luhen më 23 shtator.