US OPEN
Nadal mposht Del Potron dhe arrin finalen
9 September, 2017 @13:16
Edhe pse e humbi setin e parë, Rafael Nadal arriti që me përmbysje ta fitojë duelin me argjentinasin Juan Martin Del Potro, për të kaluar kështu në finale të US Open.
Nadal triumfoi 3-1 në sete, ndërsa në finale do të takohet me teniserin Kevin Anderson, momentalisht i 28-i në ranglistën botërore të teniserëve.
Finalja e US Open zhvillohet nesër (10 shtator), ku favorit absolut për të triumfuar është pikërisht spanjolli Rafael Nadal. Nëse fiton, ky do të ishte US Open i tretë i fituar nga spanjolli, ndërsa gjithashtu do të ishte Grand Slam-i i 16 në karrierë.