X PORTAL
Turneu më i madh deri më tani i Dota2 në Kosovë
8 September, 2017 @12:47
Ekipe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia do të luftojnë për 1.000 euro dhe më shumë.
Finalja e madhe do të mbahet në Termokiss Arena.
Në garën që zhvillohet në Kosovë do të marrin pjesë 16 ekipe.
Përveç vendit të parë që merr shpërblim 1000 euro, vendi i dytë do të merr Bitcoin në vlerë të 250 eurove.
Turneu në Prishtinë nis më 16 shtator në ora 10:00 ndërsa përfundon më 24 shtator në ora 22:00.
Faza e grupeve do të luhet në XPortal E-Sports Academy, biznes ky që është fokusuar në mbledhjen e komunitetit të game-erëve, krijimin e ngjarjeve të reja të këtij lloji dhe promovimin e E-Sports.
Dota 2 është E-sport, lojë digjitale. Ky format i lojës është duke u luajtur qe disa vjet nëpër botë.
Ndërsa formati i lojës është që 2 skuadra rivale me nga 5 anëtarë secila, luajnë RTS (Real Time Strategy - Strategji në kohë reale) ku ekipet mundohen t’ia marrin bazën njëra-tjetrës për të fituar takimin.
Dota 2 u shpërnda shpejt në skenën garuese me ekipe të ndryshme nga e mbarë bota duke u marrë në mënyrë profesionale me këtë lojë në gara të ndryshme dhe liga.
Në garat ndërkombëtare të mëdha, fituesit e lojës marrin shpërblim shumë milionë dollarësh.