HENDBOLL - PËRFAQËSUESJA
Bjellorusia mposht Kosovën, zvogëlohen gjasat për kualifikim
21 March, 2018 @19:27
Në takimin e zhvilluar sot në kuadër të fazës së dytë eliminatore për kampionatin evropian të këtij viti, përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave u mposht me rezultat 22-31 nga Bjellorusia.
Hendbollistet kosovare të udhëhequra nga përzgjedhësi Agron Shabani ishin më të barabarta me kundërshtaret bjelloruse në pjesën e dytë, mirëpo disavantazhi nga pjesa e parë bëri që kjo ndeshje të mbyllet me humbje.
Kjo humbje bën që Kosova të jetë në vendin e fundit të Grupit 7 të fazës së dytë eliminatore drejt kampionatit evropian, gjë që ia zvogëlon dukshëm gjasat për një kualifikim historik në kampionatin e këtij viti.
Këto dy përfaqësuese do të takohen mes vete në ndeshjen kthyese pas pak ditëve (25 mars) në Minsk të Bjellorusisë.