HENDBOLL
Përfundon sezoni i rregullt, “ndahet” Superliga
12 March, 2018 @21:03
Pas 18 xhirove të zhvilluara, tashmë ka përfunduar pjesa e rregullt e Superligës së Kosovës në hendboll.
Të martën (nesër) nisin garat në pjesën e dytë të kampionatit, ku gjashtë skuadrat e parë garojnë në Superligën A dhe kërkojnë një vend në Play Off, kurse katër skuadrat tjera garojnë në Superligën B për të siguruar mbetjen në ligë.
Skuadrat i bartin pikët nga pjesa e parë e kampionatit dhe në Superligën A luhen edhe 10 xhiro tjera. 4 skuadra e para kalojnë në fazën Play Off.
Ndeshja e parë në Superligën A luhet mes Besës kampione në fuqi dhe Vëllaznimit. Kjo ndeshje luhet të martën (nesër) me fillim nga ora 18:00.
Të enjten luhen ndeshjet Prishtina – Zhegra dhe Kastrioti – Drita, skuadra këto që e kompletojnë 6-shen e parë të tabelës.
Në Superligën B do të garojnë Trepça, Vushtrria, Samadrexha e Llapi.