EDHE TESTI NR. 2 NEGATIV
Boksierët e Kosovës, negativ në coronavirus
2 April, 2020 @21:21
Përfundimisht, ekipi Olimpik i boksierëve të Kosovës është negativ në coronavirus.
Para pak çastesh KOK ka zyrtarizuar njoftimin, ndërsa zëdhënësi i FBOXK-së Latif Demolli ka bërë të ditur se edhe në testin e dytë të bërë sot, ekipi ka rezultuar negativ - që domethënë se të gjithë tashmë janë të lirë të shkojnë në shtëpitë e tyre nga karantina.
Ekipi i boksit që nga data 18 mars po qëndronte në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Katër boksierë, dy trajnerë, një zyrtar të FBOXK pritet që sonte ose më së largu nesër t’i bashkohen familjeve të tyre. Boksierët e Kosovës u vunë në karantinë pasi që u kthyen nga Londra prej turneut, që u ndërpre për shkak të pandemisë.