E TRETA RADHAZI

Danimarka, për të tretën herë radhazi kampione e Botës
29 January, 2023 @22:39
Hendbollistët e Danimarkës kanë mbrojtur titullin e kampionit të Botës, pasi që në finale mposhtën Francën. Botërori 2023 në hendboll përfundoi sonte, ndërsa Danimarka edhe njëherë ka treguar se është fuqi botërore në këtë sport.
Danimarka mposhti Francën në finale me rezultat 34-29 [16-15]. Kjo është hera e tretë radhazi që danezët fitojnë titullin e më të mirit në Botë në hendboll. Këtë gjë nuk ka arritur ta bëj asnjë shtet më parë.
Golashënues më të mirë në finale për Danimarkën ishin Rasmus Lauge me 10 gola, ndërsa 9 i shënoi Simon Pytlick.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Spanja mposhti Suedinë 39-36 [18-22].