Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - DRITA

Drita mposhti Prishtinën në nismë të kampionatit

Drita mposhti Prishtinën në nismë të kampionatit


16 September, 2018 @18:33

Fillimi i Superligës së hendbollit në Kosovë ka dhënë një rezultat të papritur.

Drita ka fituar si mysafire Prishtinën me tre gola dallim për të kapur dy pikëshin e parë të stinorit dhe duke befasuar vendasit.

Prishtina përfundoi pjesën e parë në epërsi, 14-13. Mirëpo në pjesë të dytë, gjilanasit me Sali Maxherën dhe Fidan Cimilin me gola e Arbër Sylejmanin në portë kanë fituar 27-30.

Në përballjet tjera të xhiros janë shënuar këto rezultate: Trepça - Besa Famgas 18-37, Drenica - Vushtrria 26-20. Sonte: Vëllaznimi - Zhegra.



i:

PRISHTINA: Murtezi, Fetahu 4, Bajqinovci 3, Agushi, Krasniqi, Kastrati 3, Gjuka 4, Gashi 2, Beshiri 9, Basholli, Beqiraj, Hoxha 1, Ademi 1, Abazi, Visoka.
DRITA: Selmani 3, Sylejmani, Cimili 7, Buqinca, Mehmeti, Veliu, Saliu, Mustafi 2, Azizi 4, Gubetini 3, Shaqiri, Shahini 2, Misini 3, Maxhera 6.

 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga