KUPA E KOSOVËS

BOROZANI/D.S./Arkiv
Final Four i hendbollit në Prishtinë
18 April, 2017 @14:59
Katër skuadra kanë siguruar Final Fourin e Kupës së Kosovës në hendboll me fitoret e tyre të shënuara në ndeshjet çerekfinale.
Kështu, Trepça mposhti Vushtrrinë 38-27, Kastrioti Zhegrën 25-22 dhe atë si mysafir. Besa Famiglia nuk kishte probleme ndaj Vëllaznimit 41-23, ndërsa Prishtina eliminoi Dritën si mysafir me fitore të ngushtë 27-25.
Faza finale e Kupës së Kosovës zhvillohet prej 28 deri më 30 prill 2017 në Prishtinë, ku janë kualifikuar: Besa Famiglia, Trepça, Kastrioti dhe Prishtina.