POLE POSITION @ BAHRAIN GP

Bottas befason Hamiltonin e Vettelin
15 April, 2017 @18:22
Ngasësi finlandez i Mercedesit, Valteri Bottas, ka befasuar sot në garën për pole-position të Bahreinit, duke dalë i pari.
Ai ka lënë pas tij fituesit e garave të kaluara, Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel, për të nisur për herë të parë si i pari një garë në Formula 1.
Gara për Çmimin e Madh të Bahreinit zhvillohet nesër.
TOP 5 startuesit e garës së nesërme:
1. Valterri Bottas
2. Lewis Hamilton
3. Sebastian Vettel
4. Daniel Ricciardo
5. Kimi Raikkonen