CHINA GP

Hamilton triumfon në China GP
9 April, 2017 @10:09
Tre herë kampioni botëror i Formula 1, Lewis Hamilton, ka shënuar fitore sot në garën për Çmimin e Madh të Kinës, duke iu kundërpërgjigjur menjëherë Sebastian Vettelit, që fitoi garën e parë të stinorit.
Ngasësi i Ferrarit, Vettel, arriti i dyti në cak, derisa Max Verstappen përfundoi garën i treti për ekipin e tij Red Bull.
Hamilton ishte në pole-position në China GP dhe prej fillimit e deri në fund udhëhoqi garën. Kjo ka qenë fitorja e 54-të e tij në karrierë.
TOP 5, pas China GP:
1 | Lewis HAMILTON (ANG) | 43 pikë | ||
2 | Sebastian VETTEL (GjER) | 43 pikë | ||
3 | Max VERSTAPPEN (HOL) | 25 pikë | ||
4 | Valteri BOTTAS (FIN) | 23 pikë | ||
5 | Kimi RAIKKONEN (FIN) | 22 pikë |