XHUDO

Gjakova humb medaljen e bronztë
8 April, 2017 @17:58
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka humbur mundësinë për t’u kthyer me medalje nga Antalya Grand Prix.
Gjakova, që u mposht në gjysmëfinale nga xhudisti prej Uzbekistanit, Mirzokhid Farmonov, u ndal edhe në duelin për vendin e tretë, duke u mposhtur nga xhudisti prej Azerbajxhanit, Hidayat Heydarov.
Humbja e Gjakovës erdhi pas penalizimit me dy kartona të verdhë.