MIAMI OPEN

I pandalshmi Federer, triumfon edhe në Miami
2 April, 2017 @21:09
Për të katërten herë me radhë, Roger Federer e ka mposhtur spanjollin Rafael Nadal, për ta fituar kështu titullin e Miami Open.
Zvicrani Federer ndeshjen e mbylli me rezultat 2-0 në sete (6-3, 6-4), ndërsa triumfi i sotëm në ‘Miami Open’ nënkupton që Federer tashmë ka triumfuar rresht në tre turnetë Masters (Australian Open, Indian Wells dhe Miami Open).
Kjo është hera e dytë në karrierë që Federer i fiton të tre turnetë radhazi. Herën e parë kjo kishte ndodhur në vitin 2006.
Ky ishte trofeu i 26 Masters në karrierë për Fed, duke e vazhduar edhe më tutje ‘betonimin’ si teniseri më i mirë i të gjitha kohërave.