GJIRO OPEN 2017

Fituesit e garës Gjiro Open 2017/ FOTO: Alket Islami/ Facebook
Celina fitues i Gjiro Open 2017
28 March, 2017 @12:53
Paragllajdisti kosovar, Ardall Celina, është fitues i garës Gjiro Open Air 2017. Celina ka mposhtur në disciplinën e distancës Hizdri Gubetinin dhe Kristian Temelkoskin për të marrë vendin e parë në garë. Në garë kanë marrë pjesë edhe paragllajdistë nga Maqedonia e Greqia.
Ngjarja ka qenë përcaktuese e disciplinës së distancës në kampionatin e gjashtë kombëtar shqiptar Kosovë-Shqipëri. Ndërsa është mbajtur në Gjirokastër të Shqipërisë, që ka qenë edhe organizatore e garës.