MEDALJA E RADHËS

E arta e radhës, triumfon edhe Nora Gjakova!
7 April, 2017 @18:22
Pas Distria Krasniqit, me medalje të artë Grand Prix-in e Antalyas e mbylli edhe Nora Gjakova. Gjakova triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Xhudistja pejane në finale e mposhti izraeliten Timma Nelson Levy, për ta kompletuar kështu një ditë perfekte për xhudistet kosovare dhe për t’u kthyer në Kosovë me dy medalje të arta
Duhet përmendur që kjo është hera e parë që Kosova merr dy medalje të arta në një Grand Prix.