BAHRAIN GP

Vettel triumfon në Bahrein
16 April, 2017 @19:07
Fillimi i furrishëm i stinorit për Ferrarin ka vazhduar edhe sot në Bahrein. Sebastian Vettel ka shënuar fitoren e dytë të stinorit duke triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Bareinit sot, duke lënë pas Lewis Hamiltonin e Mercedesit.
Gjermani 29 vjeç ka përfituar shumë nga makina e tij e përmirësuar në fillim të stinorit dhe këtë e ka treguar me klasin e tij në garën e sotme, duke përfunduar garën i pari.
Lewis Hamilton përfundoi i dyti, ndërsa podiumin e kompletoi Valtteri Bottas. Kolegu i Vettelit, Kimi Raikkonen përfundoi i katërti.
TOP 3 në 2017, pas Bahrain GP:
1 | Sebastian Vettel (GjER) | 68 pikë | ||
2 | Lewis Hamilton (BeM) | 61 pikë | ||
3 | Valtteri Bottas (FIN) | 38 pikë |