EURO 2018 KUALIFIKIME
Fitorja nuk erdhi
3 May, 2015 @19:14
Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur edhe njëherë brenda javës nga Italia, për t’i dhënë fund aventurës kualifikuese për EURO 2018, pa fitore.
Fitorja e shumëkërkuar ishte shumë më afër në mesjavë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Italisë në Prishtinë, sesa sot në Follonica të Italisë.
Kosova u mposht me 9 gola diferencë, derisa në pjesë të parë epërsia e Azzurrëve ishte 6 golëshe.
Enis Kabashi, Valon Dedaj dhe Florim Hoxha ishin golashënuesit më të mirë në përfaqësuesen kosovare, me 5 gola të shënuara, derisa te italianët u dallua Dean Turkovic me 11 gola të shënuara, para Riccardo Stabellinit me 7 dhe Demis Radoncicit me 6 sosh.
Kosova ka përfunduar e fundit në Grupin C parakualifikues për EURO 2018, duke pësuar dy ndeshje nga Rumania dhe dy nga Italia.
Italia dhe Rumania do të luftojnë për vendin e parë në grup dhe kualifikime të mëtutjeshme.
TABELA E GRUPIT C:
1 | Rumania | 2 ndeshje | 4 pikë | |
2 | Italia | 2 ndeshje | 4 pikë | |
3 | Kosova | 4 ndeshje | 0 pikë |