DEULI I SHEKULLIT
Beteja e shtrenjtë, u vendos me pikë
Eurosport
3 May, 2015 @8:13
Amerikani Floyd Mayewather fitoi ‘luftën e shekullit’ me vendim të referëve ndaj Manny Pacquaios në një betejë tërheqëse në Las Vegas të SHBA-ve.
Derisa cinikët kishin pritur që Mayweather të qëndrojë më në mbrojtje dhe të përdorë zgjatjen e tij superiore për të goditur Pacquaion, amerikani filloi duelin në mënyrë pro-aktive dhe shpejtë, duke e ruajtur pozitën në mes të ringut.
Pacquaio kishte vështirësi që të jepte goditje të mira, mirëpo në raundin e katërt u këndell duke treguar posaçërisht të majtën e tij.
Ylli filipinas e bëri interesant duelin në raundet e mesme të përleshjes, derisa pas raundit të dhjetë, Mayweather e lexoi atë, ku Pacquaio mbeti pa ide.
Në fund, Mayweather për të siguruar fitoren luajti në strategjinë maca-miu, për të mbrojtur titullin dhe për të bërë bilancin e tij 48 fitore - 0 humbje në karrierë.