Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA SUPERDUELIT

Krejt çka duhet të dini para duelit Mayweather - Pacquaio

Foto: Reuters

Krejt çka duhet të dini para duelit Mayweather - Pacquaio


29 April, 2015 @8:04

Ndeshja e shumëpritur e boksit, ndërmjet ylli amerikan Floyd Mayweather dhe Manny Pacquaio zhvillohet në SHBA dhe është përleshja më e shtrenjtë në histori të sportit. 

Në ora sa është dueli? 

Pasi që Las Vegasi është nëntë orë pas kohës sonë lokale, i bie që në ora 3 të mëngjesit të 3 majit të shikohet nga adhuruesit e boksit në vendin tonë. 

Legjenda e boksit botëror, Muhammad Ali, është duke e përkrahur filipinasin Pacquaio në këtë duel. 

Biletat e ndeshjes duken kështu
Biletat e ndeshjes duken kështu

 

 

Ku zhvillohet dueli? 

Dueli ndërmjet dy boksierëve zhvillohet në MGM Grand Casino të Las Vegasit. Darren Rovell, reporter i ESPN Business ka bërë të ditur se biletat janë shitur në çmim prej 41 mijë dollarë për copë, për këtë spektakël. 

Çka thonë bastoret? 

Mayweather është favorit i pastër në këtë duel me koeficient 1.5 për fitore, derisa Pacquaio ka koeficient 2.87 për fitore. Barazimi është kuotuar me 17.00. 

Sa do të përfitojnë boksierët? 

Dyshja që do të del në ring do të ndajnë totalin e 250 milionë dollarëve në 60/40 përqind. Amerikani do të përfitojë 150, derisa filipinasi 100 milionë dollarë pa marrë parasysh rezultatin e ndeshjes. 



LETËRNJOFTIMI I BOKSIERËVE:

FLOYD MAYWEATHER MANNY PACQUAIO
Mosha: 38 vj. 36 vj.
Shteti: SHBA Filipine
Nofka: Money Pacman
Karriera: 47-0, 26 KO (KnockOuts) 57 fitore, 2 barazime, 5 humbje, 38 KO
Përfitimet e deritashme: 420 milionë dollarë 340 milionë dollarë
Gjatësia: 172.72 cm 167.64 cm

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera