EURO 2018 - KUALIFIKIMET

Kosova pret Italinë të mërkurën
27 April, 2015 @15:32
Përfaqësuesja seniore e Kosovës në hendboll pret Italinë të mërkurën në Prishtinë në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Europian të hendbollit në EURO 2018.
Kosova ka zhvilluar deri më tani dy përballje në Grupin C kualifikues, ku është mposhtur dy herë nga Rumania dhe në përballjet me Italinë pritet të ketë ndeshje të vështira, pas debutimit ndërkombëtar.
Ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Italisë luhet pra më 29 prill, derisa ajo e kthimit më 3 maj.
TABELA AKTUALE E GRUPIT C KUALIFIKUES PËR EURO 2018:
1 | Rumania | 4 pikë | 66-40 | |
2 | Italia | - | - | |
3 | Kosova | 0 pikë | 40-66 |