ALFRED LLAZARI
BOROZANI/D.S.
“Djemtë po marrin eksperiencë”
29 April, 2015 @21:31
Pas humbjes kundër Italisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2018 në hendboll, selektori i përfaqësueses së Kosovës u mundua ta shpjegojë këtë humbje, duke e drejtuar gishtin kah gabimet e skuadrës së tij.
“E mposhtëm vetëveten. Bëmë shumë gabime teknike që ndikuan në rezultat, derisa ata nuk ishin shumë më të mirë se ne. Besoj që duhet të presim edhe pak për të arritur te fitorja e parë, pasi djemtë tanë po marrin eksperiencë,” ka thënë Llazari.
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është në pritje të fitores së parë, pasi që është mposhtur në tre ndeshjet e para grupore të kualifikimeve për europian.
Raporti i ndeshjes Kosova - Italia.