ZAGREB - GRAND PRIX

Flaka e pesta në GrandPrixin e Zagrebit
24 September, 2021 @23:10
Flaka Loxha (-57kg) sot është ndeshur në Grand Prix Zagreb, ajo u rendit e 5-ta me dy fitore e dy humbje.
Loxha në ndeshjen e parë mposhti me Ippon kroaten, Tena Sikic.
Në çerekfinale Flaka humbi me Ippon nga gjermanja, Caroline Fritze.
Pas asaj humbje Loxha u kualifikua të ndeshej në repesazh, ajo mposhti në vazhdime me 3 denime për Ippon britanezen, Acelya Toprak.
Për medalje të bronztë Flaka u mposht me Wazaari në vazhdime nga garuesja sllovene, Kaja Kajzer.
Laura Fazliu (-63kg) ndeshet nesër, Shpati Zekaj (-100kg) të dielën.