Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Sporte: Të gjitha lajmet

Stinori 2015-2016

Stinori 2024-2025 Stinori 2024-2025 Stinori 2024-2025 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2011-2012

VOLEJBOLL

Gjyqtari Istref Elezaj shkruan historinë në volejbollin kosovar

Foto: FVK

Gjyqtari Istref Elezaj shkruan historinë në volejbollin kosovar


22 December, 2021 @10:12

Istref Elezaj është gjyqtari i parë kosovar që merr të drejtën për ndarje të drejtësisë në ndeshje ndërkombëtare të volejbollit.

Në seminarin dhjetë-ditorë që u zhvillua në Caorle të Italisë, Elezaj shkëmbeu përvojat me gjyqtarë të tjerë evropianë të volejbollit dhe mori licensën ndërkombëtare, pasi fillimisht ishte rekomanduar nga Federata e Volejbollit të Kosovës. Pjesë e këtij seminari ishin shumë shtete të cilat tashmë kanë krijuar kontinuitet të paraqitjeve dhe licensimeve në arenën ndërkombëtare, që e nënvizon sa sfiduese ishte për dikë që merr pjesë për herë të parë.

Në reagimin e tij pas marrjes së licensës, Elezaj ka falënderuar krerët e FVK-së për nominimin - kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm - së bashku me kolegët e tjerë nga shoqata e gjyqtarëve. Vlen të theksohet se paraqitjet e pjesmarrësve në seminarin e Caorles vlerësoheshin në dy nivele: ‘Good’ dhe ‘Very Good’, me këtë të fundit që pak arritën ta siguronin por në mesin e këtij numri të vogël me këtë nivel performance ishte edhe Elezaj.

Përndryshe, ky rezultat fantastik pritet t’i japë shtysë të menjëhershme Elezajt për ndarje të drejtësisë në arenën ndërkombëtare, teksa pritet qysh në prill të angazhohet nga CEV.

Istref Elezajt i urojmë edhe më shumë suksese në të ardhmen dhe e falënderojmë për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në volejbollin kosovar.


 
Të gjitha lajmet nga